Report Tv, Veri Jug - Kujtim Kujtila në shërbim të blegtorëve, të dielën ora 14:30

Report TV 2020-05-10

Views 1

Çermenika është një ndër zonat e gjelbërta në hartën e cliruar nga covid 19 dhe syri i kameras së Veri Jug ka udhëtuar në fshatin Marinaj, një fshat me vetëm 75 shtëpi që ngrihet në një amfiteatër gjigand natyror brenda parkut kombëtar të Shebenik Jabllanicës. Veterineri Kujtim Kujtila në shërbim të blegtorëve dhe familjeve në zonën e Cermenikës flet për stinën e qethjes së deleve në mënyrë tradicionale me gërshërë, kujdesin për parqet e bletëve në fshat, por edhe për ndërzimin artificial të gjedhëve, si një prej mundësive për shtimin e të ardhurave ekonomike për familjet e zonës. Në fund, një mesazh për të rinjtë e fshatit Marinaj: duajeni punën dhe bëhuni blegtorë për një jetë më të mirë në fshat, pa qenë nevoja të emigrojnë larg vendlindjes. Të dielën, Kujtim Kujtila në shërbim të blegtorëve; premierë, ora 14.30

Share This Video


Download

  
Report form