REPORTAZH/ Thethi, vendi me të cilin u dashuruan të huajt, pandemia dëmtoi turizmin

Report TV 2020-11-05

Views 1

REPORTAZH/ Thethi, vendi me të cilin u dashuruan të huaj
Pandemia dëmtoi turizmin, shqiptarët mund t?i kthejnë gjallërinë

THETH- Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Në bukuritë e rralla të vendit tonë, futet dhe Thethi. Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Jemi nisur drejt Thethit, rrugës së asfaltuar deri në Bogë, aty ku Malësia e Madhe ia lë vendin një tjetër krahine në zë. Qafë-Thorja është ballkoni natyror nga ku vështrohet malësia e Dukagjinit dhe lugina e Shalës. Makinat ndalojnë në rrafshinën sipër rrugës dhe të ardhurit fotografojnë Alpet në sfond, pyjet, shkrepat, pllajat, hijetinat, lugjet.Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit po punon prej muajsh për rikonstruksionin e rrugës që të çon drejt Thethit, me një gjerësi asfalti 4 ? 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët. Përveç lehtësimit të qarkullimit edhe gjatë stinës së dimrit kur fshati bllokohet nga dëbora, rruga do të ofrojë siguri më të lartë.

https://shqiptarja.com/lajm/reportazh-thethi-vendi-me-te-cilin-u-dashuruan-te-huaj

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS