TIRANË- Mbi 6.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në vendin tonë në vitin 2019, duke pësuar një rritje të ndjeshme me 8.1% krahasuar me vitin 2018 kur ky numër ishte 5.9 milionë të huaj. Nga ana tjetër vitin që shkoi është rritur edhe numri i personave që kanë dalë nga vendi me 7.1% ose konkretisht shifra arriti në 5.6 milionë shtetas shqiptarë. Në këto të dhëna përfshihen të gjitha hyrje-daljet e një individi, pra nëse një shtetas hyn dhe del nga vendi 5 apo më shumë herë ai numërohet si 5 individë.
.Hyrjet e shtetasve të huaj më së shumti kanë pasur qëllim turizmin por një rritje me 138% kanë pësuar hyrjet e huaja me qëllim trajtimin shëndetësor.