Top News - Tabaku akuza qeverisë/ Raporti kritik për ekonominë

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin e ?Standart& Poor?s? për Shqipërinë. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan, se raporti vijon të jetë kritik me qeverinë. Ajo gjithashtu thekson rrezikun fiskal që i kanoset vendit nga PPP-të, i cili përmendet edhe në raport.

??S&P kërcënon te ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP! Raporti i fundit i S&P vazhdon të jetë kritik ndaj qeverisë dhe sjelljes së saj në raport me rreziqet me të cilat përballet ekonomia shqiptare. Parashikimi për një kontraktim të ekonomisë me 6.5% të PBB-së, i afrohet përherë e më shumë parashikimit për një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së.

S&P nuk ka dhënë asnjë vleresim negativ për asnjë vend që ka rishqyrtuar. Ajo ka paralajmëruar një qeveri që ka keqpërdorur buxhetin dhe ka rritur rrezikun nga PPP-të. Me një defiçit fiskal në rritje, borxh publik 80% e PBB, dhe me rrezikun fiskal të PPP, situata është më e errët. Qeveria nuk ka as ndjeshmërinë dhe as vizionin per të ndërmarrë reforma reale strukturore?, thotë dnër të tjera Tabaku.
Në fund ish-deputetja thekson se ekonomia shqiptare ka nevojë për frymëmarrje ccka do ti vijë nga plani i PD për ekonominë, me taksën e sheshtë, do të reduktojë pabarazinë dhe do të vlerësojë punën e ndershme.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoridaTabaku#Economy#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form