Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protestat e naftëtarëve të Ballshit kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë.Nënkryetarja, Jorida Tabaku, tha se rafineritë e ARMO-s janë transformuar në një gangrenë për ekonominë shqiptare, ndërsa kërkoi të gjendet një zgjidhje sa më parë për punonjësit e naftës. Kreu i Komisionit të Ekonomisë deklaroi se për këtë çështje duhet të thirren në interpelancë Ministrat.
Çështja e naftëtarëve të rafinerive të ARMO-s në Ballsh ka zbritur edhe në Kuvend. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, kërkoi një zgjidhje për familjet të cilat nuk po marrin pagat.
Sipas Tabakut kjo kompani po kthehet në një gangrenë për ekonominë shqiptare, në një kohë që vetëm për këtë vit ka 60 milion euro detyrime të papaguara.
Tabaku: Megjithëse 60 milion euro detyrime këtë vit janë të akumuluara të papaguara dhe mëgjithëse janë falur 100 milion euro detyrime, akoma kompania që duhet të ishte një nga më fitimprurëset nuk paguan pagat e naftëtarëve.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ndërkohë kërkoi në interpelancë dy Ministrat e linjës për të sqaruar problemet që lidhen me këtë kompani dhe naftëtarët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/armo-tabaku-kompania-gangrene-ekonomine-brace-interpelance-me-ministrat