VLORË- Pushues të shumtë nga Kosova dhe vendet e tjera të vendit janë dyndur drejt bregdetit të Vlorës ditën e sotme. Muaji gusht ka nisur me trafik të rënduar në rrugën transballkanike dhe në zonën e Lungomares. Përmes pamjeve të ardhura në Report Tv, automjete të shumta janë vënë në radhë për të hyrë në Vlorë.