Wake Up/ Bizneset e bregdetit të Vlorës lehtësohen nga taksat e bashkisë

Top Channel Albania 2020-05-12

Views 0

Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin turistik. Kryetari i Bashkisë së Vlorës ka kryer dhe takime të vazhdueshme me operatorët turistike duke i udhëzuar ata që të respektohen masat e distancimit social dhe higjienës. Po cili ka qenë reagimi dhe kërkesat e operatorëve dhe bizneseve dhe çfarë vendimesh ka marrë Bashkia e Vlorës për t'i mbëhstetur ato?.
Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli tha se është konsultuar me ta gjatë gjithë kësaj kohe.
"Unë kam zgjedhur që me operatorët turistikë, duke pasur prioritet të punës sime turizmin të jem në komunikim të vazhdueshëm me ta përmes dhe një grupi WhatsApp-i ku kam komunikuar personalisht me të gjithë operatorët turistikë të qytetit 24 orë në 24 në 365 ditët e vitit. Dhe nga këto konsulta me ta por dhe takimet që kam zhvilluar, sigurisht që i kam dëgjuar dhe jam konsultuar dhe kanë pasur gjithmonë mbështetjen time. Sigurisht në këtë periudhë pandemie edhe për muajin qershor kur do të fillojë sezoni turistik dhe do të fillojnë aktivitetin e tyre baret dhe restorantet përgjatë vijës bregdetare, ne kemi vendosur që të mos paguhet taksa e sipërfaqes së përbashkët që këto biznese shfrytëzojnë dhe jemi duke parë modalitete të tjera për të qenë pranë bizneseve. Dhe e gjithë kjo bëhet për të krijuar një klimë pozitive pasi këto biznese ishin pjesa më e goditur e kësaj pandemie"- tha kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form