Katër persona janë mbytur në lumenjtë të ndryshëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Fillimisht dy persona janë mbytur në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Viktimat janë Dhurim Arra 39 ? vjeç, dhe 14 -vjeçari me inicialet F.P të cilët janë gjetur të pajetë nga polumbarët pas disa orësh kërkime.
Ndërkohë në lumin Vjosë sot është mbytur një 30-vjeçar. Viktima është A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë i cili është futur në lumë për t?u larë por nuk ka mundur të dalë i gjallë.
Së fundmi viktima e katërt është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi. Viktima është një 18-vjeçar i quajtur Edison Zuna. Ai ka qenë së bashku me tre shokët e tij në lum ku më pas edhe është mbytur. Thuhet se të rinjtë kanë qenë duke pedaluar në ujë me një varkë plastike pranë fshatit Selane.
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që shumë qytetarë të frekuentojnë për tu larë lumenjtë, por rrjedha e shpejtë e tyre në vetëm 24-orët e fundit u ka marrë jetën 4 personave.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lumenjte#Viktimat#TopChannel