Top News - Rriten rastet e reja/ Francë, maskat të detyrueshme

Top Channel Albania 2020-08-04

Views 0

Autoritetet lokale në Francë mund ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës në hapësirat e jashtme, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran. ?Ky vendim mund të merret në nivel lokal, në varësi të situatës së epidemisë në cdo rajon?, shkroi Veran në Twitter.
Qeveria e Francës tashmë i ka bërë të detyrueshme maskat në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, përfshirë transportin publik dhe dyqanet.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte shpallur ?fitoren e parë? ndaj koronavirusit në qershor. Asokohe, Macron i dha fund edhe gjendjes së jashtëzakonshme, por shpërthimet lokale të rasteve vazhdojnë. Autoritetet e shëndetësisë në francë kanë konfirmuar në fakt një rritje prej 54 për qindësh të numrit të rasteve të koronavirusit, në të gjithë vendin, gjatë javës së kaluar. Rritja mbulon të gjitha grupet e moshave por autoriteti i shëndetit publik tha se vecanërisht shqetësuese, rritja e rasteve të reja ishte mes personave të moshës nga 20 deri në 30 vjec. Pjesa më e madhe e personave që rezultojnë pozitivë, nuk tregojnë simptoma. Nga ata që rezultojnë pozitivë 69 për qind janë të moshave mes 15-44 vjec dhe prej tyre, rritja më e madhe e infektimeve është pikasur mes 20-25 vjecarëve. Shtimi i rasteve, mendohet nga ekspertët se është rezultat i mbledhjeve të zgjeruara familjare por edhe i eventeve publike dhe private. Ka patur po ashtu edhe një rritje të pacientëve të shtruar në spital me covid 19 edhe pse shifrat e atyre që kanë kërkuar kujdes intensiv kanë mbetur stabël. Numri i rasteve të reja në 24 orët e shkuara ishte 1377, i ngjashëm me atë të një dite më parë ndërkohë që numri i vatrave nën hetim është rritur nga 10 në 151. Ndërkohë ka patur 16 viktima në spital në 24 orët e shkuara cka e coi totalin e viktimave në francë në 30254.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS