Ora News - Ndërtimi në Tiranë, bashkia i jep një tjetër pronë privatit për pallat

Ora News Lajme 2020-08-04

Views 4

#tvora #rtvoranews

Bashkia Tiranë dita ditës po favorizon firmat e ndërtimit në kurriz të popullit. Kësaj here me anë të një marrëveshje Bashkia ka dhënë një leje për ndërtim nga e cila do të fitojë vetëm 40%. i kontaktuar nga televizioni Kompania fituese duket se ende nuk ka një projekt se çfarë do të ndërtohet.

Bashkia e Tiranës ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit një kontratë sipërmarrjeje për ndërtim me kompanitë ?Startek? sh.p.k për dhënien në shfrytëzim të pasurive të saj për ndërtim.

Këto janë objektet të cilat pritet të shemben duke ia lënë vendin ndërtimeve nga e cila Bashkia do të marrë 40% të sipërfaqes.

Me anë të një marrëveshjeje me negocim pa shpallje paraprake këshilli bashkiak e ka parë të arsyeshme që ti japë rreth 612.27 m2 sipërfaqe trualli Shoqërinë ?Startek? sh.p.k .

Kontrata që është miratuar bëhet fjalë për rrugën e Kavajës por ajo që vëmë re është se nuk ka një projekt se çfarë do të ndërtohet madje dhe vetë administrator i kompanisë shprehet se projekti do të prezantohet në momentin e duhur.

Bashkia e Tiranës duket nuk tërhiqet nga dhënia e kontratave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit duke favorizuar kështu firmat e ndërtimit.

Qytetarët i bëjnë thirrje kryebashkiakut që ti vërë gishtin kokës e të mos favorizojë ndërtuesit por të shoh interesat e popullit.

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form