Nisma e bashkisë së Tiranës me ?fondin e komuniteteve?, ka sjellë frytet e para edhe në njësinë nr 5. Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tha se ky transformim vjen si produkt i bashkëpunimit mes bashkisë dhe komunitetit të banorëve.
Projekti që sapo inspektuam jo vetëm që e ka ndryshuar veshjen e jashtme të pallatit, por ka bërë edhe një termoizolim të ndertësës. Do të thotë që çdo familje i ka ulur faturën e energjisë elektrike si në dimër për ngrohje, ashtu edhe në verë për ftohje. Pra, në punë muajsh, investimi nxjerr veten e vet vetëm nga kursimi që i ndodh faturës së energjisë elektrike. Ftesa ime për të gjithë banorët është që të bëhen bashkë, të zgjedhin një administrator dhe ky administrator më pas vjen në bashki dhe bashkëfinancojmë projekte si ky që kemi sot.
Kryebashkiaku Erion Veliaj
Veliaj theksoi se deri më tani procesi i zgjedhjes së kryesive dhe administratorëve ka ecur me ritme të kënaqshme, çka ka ulur ndjeshëm problematikat që shqetësonin banorët dhe që kanë të bëjnë çështje të përditshmërisë së tyre.