http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eksodi tek Skënderbeu këtë sezon ishte i gjërë dhe preku shumë elementë të rëndësishëm të bardhekuqve në vitet e fundit. Shumë lojtarë u larguan ndërsa të tjerë pritet që të kenë po të njëjtin fat. Ikja e parë dhe e papritur ishte ajo e Enea Kolicit që zgjodhi të vazhdojë karrierën në Kosovë me ekipin e Gjilanit. Pas tij, Bruno Dita bëri të njëjtën gjë. Kapiteni i një periudhe për Skënderbeun u nda nga korccarët pwr tw vijuar karrierwn në radhët e Shkëndijes. BRUNO DITA FUTBOLLISTNjë tjetër titullar si Dejvi Bregu vendosi të të jetë një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës. DEJVI BREGU FUTBOLLISTEmra të tjerë si Asion Daja dhe Eni Imami, pavarësisht se kishin kontrata me klauzolë për rinovim edhe një sezon tjetër duket se kanë kërkuar nga klubi që të jenë lojtarë të lirë. Por nuk do të ketë vetëm largime ?falas? nga bardhekuqtë. Dy janë lojtarët që korccarët po përgatisin në sezonin e lëvizjeve të verës. Jorgo pëllumbi dhe Agon Elezi janë goditjet më të mundëshme të Skënderbeëut për të arkëtuar të ardhura të sigurta pasi për të dy futbollistët e rinj ka shumë oferta.