#tvora #rtvoranews
Një konflikt në dehje e sipër mes tre personave në Elbasan ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ? Luigj Gurakuqi?.
Policia thotë se ?në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan?.
Si pasojë e plagëve të marra, Florian Lamçe ka ndërruar jetë. Viktima u gjetnë afërsi të parkut ?Aqif Pasha? pa shenja jete dhe i gjakosur.
Dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën p?r zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Florian Lamçe njihet si person me precedentë penalë. Ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e ?pengimit të zbardhjes së vërtetës?, si dhe është hetuar edhe për dy plagosje.
Ndërsa i vëllai i Florian Lamçes, Olti Lamçe, është dënuar me 24 vite burg për vrasje.
Në vitin 2011, ai vrau pronarin e disko ?Tekiles?, Almir Canin. Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp