Ora News – Tiranë, 22-vjeçari u vra me thikë për karikuesin e telefonit

Ora News Lajme 2017-08-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 22 vjeçar ka humbur jetën dje në mesnatë, si pasojë e goditjeve me thikë. Burimet kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit ?Selman Stermasi?, në rrugen Gjin Bue Shpata në kryeqytet. Pas një konflikti të çastit me katër të rinj, 22 vjeçari me inicialet e emrit N.M është goditur me thikë.
Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes 22 vjeçarit dhe shtetasit Dejvi Bitraj 19 vjeçar. Mësohet se shkak i nisjes së sherrit ka qenë një celuar i blerë nga viktima dhe nuk i punonte karikuesi dhe kishte probleme me disa aplikacione.
Policia në zbardhjen e ngjarjes bëri të ditur se 19 vjeçarit i kanë ardhur në ndihmë kushërinjtë e tij Eugen Bitraj 24 vjeç, Kridens Alla 19 vjeç si dhe Marsel Alla 23 vjeç të tre banues në Tiranë.
Gjatë konfliktit policia bën të ditur se ka qenë shtetasi me inicialet E.B i cili ka goditur me thikë 22 vjeçarin. Mësohet se prej kalimtarëve të çastit ai është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak. Por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve i riu nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, duke ndrruar jetë dy orë pas goditjes së marrë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-22-vjecari-u-vra-me-thike-per-karikuesin-e-telefonit/

Share This Video


Download

  
Report form