Qytetarëve të Shqipërisë nuk do t?iu kërkohet testi negativ i Covid-19 për të hyrë në Kosovë. Gjithashtu edhe qytetarët e Kosovës, të cilët pushojnë në Shqipëri, nuk do të kenë nevojë për vetëizolim për një javë.
Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme ka vendosur që t?u kërkohet testi të gjithë qytetarëve të vendeve të rajonit si masë reciprociteti. Derisa Shqipëria nuk u kërkon teste negative qytetarëve të Kosovës, kjo nënkupton që as Kosova nuk do t?u kërkojë asnjë dëshmi qytetarëve të Shqipërisë.
Për t?u sqaruar për këtë çështje ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
?Nuk ka më teste për qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë dhe nuk ka izolim për qytetarët e Kosovës kur të kthehen në shtëpitë e tyre nga pushimet në Shqipëri?.
Ambasadori Minxhozi është i kënaqur me këtë vendim të qeverisë.
?Ky është një vendim shumë i mirë, shumë pozitiv. Kjo nxit bashkëpunimin tonë të ndërsjelltë?.
Në 24 orët e fundit numri i të vdekurve nga Covid-19 është 4, ndërsa 194 persona kanë rezultuar pozitiv.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/