Kosova mbyll kufijtë, hyrja vetëm me test negativ |Klan Lajme

RTV KLAN 2020-08-04

Views 25

Kosova nuk do të lejojë shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës që të hyjnë në territorin e vet nëse nuk vërtetojnë me anë të përgjigjes së tamponit se nuk janë të infektuar me koronavirus. Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës mbrëmjen e martës si pjesë e masave shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavorusit.
Sipas këtij vendimi të gjithë qytetarët e këtyre shteteve të cilët do të kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19, duke paraqitur në kufi përgjigjen e testi RT-PCR për Sars COV-2.
Gjithashtu vendimi përcakton se shtetasit e këtyre vendeve, të cilët kanë një lejeqëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Kosovë, gjatë hyrjes në territorin e saj duhet të paraqesin vërtetim e testt RT-PCR negativ, të bërë 72 orët e fundit.
Përjashtim bëjnë shtetasit e këtyre vendeve që zgjedhin të udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar ?Adem Jashari?. Ata nuk do të kenë nevojë të kenë vërtetim për test negativ, me kushtin që në hyrje të nënshkruajnë një deklaratë se do të largohen nga territori i Kosovës brenda 3 orësh.
Gjithashtu përjashtohen ata shtetas që e përdorin territorin e Kosovës për tranzit, si dhe drejtuesit e mjeteve të transportit.
Kosova po përballet me një përkeqësim të madh të situatës me Covid-19. Në 24 orët e fundit ajo raportoi për 239 raste pozitive dhe 7 viktima.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form