Tre deputetë të Kuvendit infektohen me COVID, Ralf Gjoni: Jam mirë, por i izoluar në shtëpi

Report TV 2020-08-04

Views 0

TIRANE-Tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Eljo Hysko janë infektuar me COVID. Ralf Gjoni, i cili nuk ishte në Kuvend në seancën e djeshme thotë se pas tre ditësh temperaturë dhe gjendje gripale, dje bëri tamponin ku mësoi se ishte pozitiv. Deputeti shprehet se është mirë dhe drejt rikuperimit. Infektimi do ta kushtëzojë që të marrë pjesë pas dy ditësh në votimin për hapjen e listave. Ralf Gjoni kërkon nga qytetarët që të mbrohen duke respektuar masat dhe të mos dalin pa maskë.

Share This Video


Download

  
Report form