Pas përjashtimit me 10 ditë nga Byroja e Kuvendit, Ralf Gjoni ka dalë në një konferencë për mediat duke akuzuar mazhorancën se po krijon një qeverisje hibride dhe diktatoriale dhe se po u mbyll gojën dhe atyre pa deputetëve të opozitës që flasin kundër saj. Ai hodhi akuza të forta në lidhje me një marrëveshje të fshehtë për reformën zgjedhore mes PD dhe PS duke thënë se po tenton të blejnë dhe deputetë të opozitës parlamentare që ta miratojnë atë në Kuvend.
Përjashtimi i dytë brenda një kohe të shkurtër, Gjoni e shkon si diçka personale në një kohë kur kishte kërkuar dhe interpelancë të enjten me kryeministrin Rama dhe ngritjen e një komisioni hetimor për shembjen e teatrit. Ai tha se kjo tregon frikën e mazhorancës dhe kërkon që të mbyll gojën e zërave kritik në çdo mënyrë.
Deputeti Gjoni tha se ai nuk do ta mbyllë gojë dhe do të vijojë denoncimet duke mos u bërë palë me uzurpuesin që po shkatërrojnë të ardhmen e shqiptarëve.