#tvora #rtvoranews
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, shprehet haptazi kundër ndalimit të koalicioneve parazgjedhore.
Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se Rama do të bëhet mbret por këtë ta bëjë me referendum nëse dëshiron.
Ndaj ai ftoi kolegët deputetë të mos e lejojnë ti marrë të gjitha më 30 korrik, kur edhe mazhoranca sëbashku me opozitën parlamentare pritet të votojnë ndryshimet kushtetuese.
Gjuzi: Unë nuk mund të pranoj kurrësesi as zotin Murrizi që thotë Damiani duhet ti bëjë listat e hapura 100%. Listat e hapura do të jenë, komisionerët nuk do ti keni më, qeveria tranzitore do të bëhet sepse ju keni 24 mandate të intimiduara, të vjedhura. Ju shqiptarë, së bashku me ne nuk duhet të lejojmë që me datën 30 të marrë të gjitha të gjithave. Nëse ai do të bëhet mbret, thonë se është nip oborri, le të shkojë të konkurojë për mbret, por kur ti vijë radha me referendum.Le të bëjmë referendum për ndryshimin e Kushtetutës dhe neneve të saj. Kush jeni ju që doni të na pengoni ne koalicionet? Më e dëmtuar nga ndalimi i koalicioneve është Partia Konservatore. 30 vota tha Kryeministri. I ka vjedh 2500 vota në Durrës, ka qenë plot Pallati i Sportit atje.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjuzi-kush-jeni-ju-qe-doni-te-na-pengoni-ne-koalicionet-rama-per-tu-bere-mbret-te-shkoje-ne-referendum/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp