Report TV- Politika uron Fitër Bajramin, Meta:Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin

Report TV 2020-05-27

Views 1

Krerët e politikës shqiptare kanë uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët e fesë myslimane, pas një muaji sakrificash e solidariteti.

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit, pas sakrificës së muajit të Ramazanit. Ai ka cituar fjalën e profetit Muhamed:"Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin", duke u bazuar edhe në situatën aktuale në Shqipëri. Presidenti thotë se Fitër Bajrami përcjell mesazhin e natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive.

GËZUAR FITËR BAJRAMIN!

Sot besimtarët myslimanë kremtojnë përkushtimin dhe sakrificën e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, muajit të vetëpastrimit shpirtëror, të amnistisë hyjnore dhe solidaritetit njerëzor. Agjërimi si rit abrahamik, për besimtarët risjell çdo vit nevojën e largimit nga ligësitë që janë pasojë e mospajtimit të arsyes me dëshirat. Fitër Bajrami përcjell mesazhin e natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive. Suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, siç porosit Profeti Muhamed: "Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin". Bashkoj lutjet e mia me ju, për jetimët, pensionistët, të sëmurët dhe të pamundurit, të cilët në këtë kohë pandemie e kanë patur më të vështirë. Zoti ua pranoftë agjerimin gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit! Gëzuar festën e Fitër Bajramit, me shëndet e mbarësi! Me lutjet tuaja dhe të gjithë shqiptarëve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen.

Share This Video


Download

  
Report form