Akuza e fortë e qytetares: Ish-kryebashkiaku i Cërrikut i ka dhënë 240 hektar tokë Monika Kryemadhit

Report TV 2020-08-04

Views 1

Listat e hapura dhe mundësia që nëpërmjet tyre mund të kemi deputetë më një figurë më me integritet në Parlament ishte në qendër të komunikimit të gazetares Migena Sotiri me qytetarët, ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ?Shtypi i ditës dhe ju?. Ndër shumë qytetarë që u bënë pjesë e emisionit ishte edhe një e moshuar nga Cërriku. Ajo tha se jo të gjithë politikanët janë të korruptuar dhe të padrejtë, duke sjellë shembullin e kryebashkiakut të qytetit ku ajo banon. Pasi ka vlerësuar figurën dhe punë e tij qytetarja denoncoi ish-drejtuesin e bashkisë për të cilin tha se ai i ka dhënë padrejtësisht 240 hektarë tokë në zonën e Institutit të duhanit kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS