Ardian Lleshi nga Lezha ankohet në ?Stop?, se para pak kohësh i erdhi një faturë energjie me shumën mbi 800 mijë lekë të vjetra.Ardiani konstatoi, se libreza ka numër tjetër dhe sahati tjetër. Gazetarja e ?Stop? u drejtua në degën e OSHEE Lezhë dhe takoi drejtorin Luan Rosaj, i cili premtoi, se ky problem është i zgjidhur.Rosja tha, se Ardian Lleshi nuk do të paguajë për mbifaturimin.Të njejtin problem ka edhe Mete Xhunga në Laprakë.Ajo pretendon, se është mbifaturuar, pasi në shtëpi nuk ka pajisje elektrike e përdor vetëm ndricim.Edhe për këtë rast, gazetarja e ?Stop? mori kontakt me drejtorin e OSHEE dhe përgjigja ishte, se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, për të cilin, zonja Mete Xhunga nuk do të paguajë.