#tvora #rtvoranews
Përfaqësuesit e grupimit Aleanca për Teatrin kanë vijuar protestat e tyre duke kërkuar vënien para përgjegjësisë së autorëve të shembjes së godinës. Para gjykatës penale të Tiranës ata kanë deklaruar se nuk do të reshtin duke kërkuar drejtësi për shembjen e godinës historike.
Përfaqësuesit grupimit ?Aleanca për Teatrin? janë paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Tiranës.
Shkak është bërë vendimi i prokurorisë, e cila ka vendosur pushimin e kallzimit ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku. Seanca u shty për mungesë të prokurorit, ndërsa përfaqësuesit e Aleancës thanë se nuk do tërhiqen nga kërkesat e tyre për rindërtimin e Teatrit ashtu siç ishte.
Kallëzimi është depozituar në prokurori një vit më parë ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha, për shkak të pagimit të shpenzimeve të udhëtimeve për zyrtarin e Bashkisë.
Në kallëzim thuhej se Fusha pronar i kompanisë ?Fusha SHPK? i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Maznikut, një faturë në hotelin ?Alma Barcelona? në Barcelonë të Spanjës.
Fatura është për 2 netë dhe ka vlerën 1816 euro në total. Sipas saj Mazniku do të akomodohej në hotel në 19 qershor 2018 dhe do ta linte atë në 21 qershor.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pushimi-i-kallezimit-per-maznikun-aleanca-per-teatrin-nuk-terhiqemi-kerkojme-drejtesi/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp