Lajme Arkiva 2000
Republikanët kanë paralajmëruar sot fillimin e një fushate elektorale të rrezikshme pasojat e së cilës do të bien mbi shqiptarët e thjeshtë. Sipas Partisë Republikane, dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, përsëri po e mbështesin potencialin e tyre politik vetëm në luftën partiake pas sjellë asgjë të re në zgjidhjen e konflikteve të vendit.
Këto dy parti tha sekretari organizativ i Partisë Republikane Aleksandër Garuli në një simbiozë politike, po tentojnë edhe njëherë ekstremizimin e politikës për t'a çuar psikologjinë elektorale në votimin kundër. Në këto kushte republikanët pretendojnë të përfaqësojnë një alternativë tjetër duke patur si aleatë të vetëm në këto zgjedhje elektoratin shqiptar.
Kështu Partia Republikane do të zhvillojë një fushatë intensive deri në organizimin e mitingjeve politike do të mbizotërojë logjika e ftohtë dhe pozitive./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/