Editorial/ Protesta e studentëve, opozita e kompleksuar. Të jetë kjo një rastësi?

Ora News Lajme 2018-12-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita u qëndroi larg studentëve, duke respektuar kërkesën e tyre, që të gjitha forcat politike të qëndronin jashtë protestës. Por ndërkohë, studentët, kërkonin nga kryeministri, politikan edhe ky, plotësimin e kërkesave të tyre dhe qoftë edhe përmes sherrnajës së protestës, ata njihnin autoritetin e tij, si personi që duhet dhe mund të jepte Zgjidhje.

Pas frikësimit dhe trembjes së parë, kryeministri, mori dhuratën e parë të madhe dhe të rëndësishme, që protesta studentore, mund të forconte opozitarizmin, por jo Opozitën institucionale dhe aktuale shqiptare.

Në të vërtetë, ashtu sikundër ai pohoi në një studio Tv, mund të rrinte edhe 10 vite të tjera, e të bashkëjetonte më protestën e studentëve, sepse herët apo vonë, energjitë e tyre të varfëra ekonomikisht, do të shkonin drejt shterrjes dhe përçarjes dhe drejt bjerrjes përfundimtare.

Dhe duket se kështu po ndodh. Të infiltruarit e Qeverisë në protestën e studentëve, që nuk po shndërrohet dot në një Lëvizje Studentore, arritën të ndikojnë Tezën, që përjashtonte praninë apo pjesëmarrjen e çdo forcë politike opozitare, në mbështetje të tyre.

#oranews #protesta #studentet #360grade #arturzheji
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/editorial-protesta-e-studenteve-opozita-e-kompleksuar-te-jete-kjo-nje-rastesi

Share This Video


Download

  
Report form