Mbyllja e lokaleve të natës, Ahmetaj: Artistët presin nga ne, përgjigjemi në ditët e vështira

Report TV 2020-08-02

Views 0

Arben Ahmetaj, ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe njëkohësisht edhe kordinator i planit për menaxhimin e pandemisë, foli sot shkurt edhe për mbylljen e klubeve të natës, duke lënë të kuptohet se qeveria mund t'i ndihmojë.

Ahmetaj tha se siç qeveria iu gjet pranë qytetarëve për tërmetin ashtu edhe për pandeminë, e njëjta mund të ndodhë edhe për artistët apo të punësuarit në lokalet e natës.

Kemi pasur 2 ngarkesa të mëdha 1 nga tërmeti një nga pandemia dhe për cdo qytetar që procesi i rindërtimit ecën dhe për cdo qytetar që shikon që ka një akt normativ që mbyll baret e natës do reflektojë që në ditën e orës së vështirë kush është forca politike dhe lidëri që përgjigjet dhe procesi i rindërtimit është një përgjigje shumë e drejtë dhe e verifikueshme se kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk përgjigjet vetëm në ditë të mira por në ditë të vështira në atë momentin kur bie tërmeti dhe pandemia te kush i kthejme sytë? besoj se kjo do na shoqëroj për një afat të gjatë, vështirësitë nuk kanë kaluar pandemia nuk ka mbaruar ne na duhet qeveria dhe njeriu i orës së vështirë.? -tha Ahmetaj.

Të hënën dhe të martën përfaqësues të lokalëve të natës, artistë, por edhe të punësuar në këtë sektor protestuan para kryeministrisë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS