Policia i shpërndan, protestuesja për mbylljen e lokaleve të natës: Pse nuk diskutuan me ne

Report TV 2020-08-02

Views 0

Ashtu si të hënën edhe sot të prekurit nga vendimi i qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës u përpoqën të mblidheshin përpara kryeministrisë për të protestuar, pasi me këtë vendim ata shprehen se po rrënohen ekonomikisht.

Gjithsesi ata nuk janë lejuar nga policia pasi për shkak të pandemisë nuk lejohet, ndërkohë që protestuesit janë vendosur në parkun Rinia. Njëra prej protestuesve, si e prekur nga ky vendim, për Report Tv deklaroi:"Po bëhet një diskutim për organizimin e një proteste, dhe po e shpërfytyrojnë, dhe na thonë nuk bëhet të rrish as në park si qytetar i thjeshtë. Ne po respektojmë distancimin sociale. Ne duam të drejtat tona sociale, që lejon biznesin tonë.

Unë flas nga ana personale se punoj edhe natën, për të mbajtur familjen. Ky vendim duhej të merrej me eskpertë dhe jo me një VKM, sepse ka shumë njerëz që humbasin ekonomikisht. Ne s'po dalim kundër mbrojtjes së jetës, por pse s'ka një paketë ekonomike. Nuk ka alternativa nga ata, por vetëm na bllokojnë punën.

Të paktën eskpertët të vendosin për një paketë ekonomike. Ka dalë një VKM që nuk është diksutuar me asnjë nga ata që preket. As me ekspertët."

Ndërkohë një qytetar që u gjend rastësisht në parkun Rinia u ndalua nga policia, ndërsa për mediat tha:

"Unë nuk e di për çfarë më verifikuan, por të na lënë të paktën të shëtisim në bulevard. Sjellja ishte e padrejtë, arrogante. Unë thjesht isha duke parë, po interesohesha se çfarë po ndodhte."

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS