Zbulohen fotot e dy personave që janë shpallur në kërkim nga prokuroria e Laçit, për vrasjen e biznesmenit Paulin Gjegji (Markaj) dhe Bujar Hasanit (Lika), mikut të ngushtë të biznesmenit Ervis Martinaj. Ngjarja që tronditi Laçin, deri në këtë fazë të hetimit ka dy persona të arrestuar, Ilir Xhepaj dhe autorin e vrasjes Eduard Lama. Ndërkohë janë proceduar dhe dy mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku.