Ministri Muci: Nuk ka energji elektrike. Jemi ne situate te jashtezakonshme (10 Gusht 2000)

RTV KLAN 2020-08-02

Views 3

Lajme Arkiva 2000
Edhe ky vit do të jetë pa drita. Këto ditë të para të gushtit po i ndërpritet korenti Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe qytete të tjera të vendit. Shkak i krizës është thatësira. Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Mustafa Muçi njoftoi se gjendja është e jashtëzakonshme.
"Është një situatë e cila vjen si rezultat i thatësirës së jashtëzakonshme me të cilën po ballafaqohet gjithë rajoni. Është një situatë e cila ka krijuar probleme me furnizimin në gjithë vendin dhe që natyrisht ka pasojat e saj dhe në vendin tonë ku prurjet e nivelit shkojnë 30-35 metër kub ku normalisht niveli mesatar duhet të jetë mbi 70 metër kub në kaskadën e Drinit dhe natyrisht kjo sjell mosfurnizimin me energji elektrike të nevojshme të konsumatorëve dhe natyrisht nuk mund të mbulohet as me importimin e kësaj energjie, megjithëse qeveria është treguar e gatshme për të mbuluar tërësisht shpenzimet për importimin e kësaj energjjie."
Ministri cilësoi se do të ketë kufizime në sistemin elektrik. Gjithashtu është përgatitur grafiku i ndërprerjeve. Nga ana tjetër po bëhen përpjekje që të importohet sa më pak energji tani. Në këtë mënyrë do të ruhen rezerva për në dimër. Ministri Muçi njoftoi se po punohet me policinë e rendit dhe atë elektrike për të prerë lidhjet pa leje të korentit. Gjithashtu sivjet do t'i mëshohet dhe pagimit të faturave të energjisë nga konsumatorët. Kush nuk paguan, i ndërpriten dritat./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form