Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë gjithë periudhës zgjedhore nga data 26 maj deri më 25 qershor, janë evidentuar 64 vepra penale, për të cilat janë proceduar penalisht 114 persona, nga të cilët 20 të arrestuar, 77 në gjendje të lirë dhe 17 në kërkim.
Shifra është bërë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Haki Çako, i cili ka bërë edhe bilancin e punës së policisë përgjatë këtyre dite.
Çako: Kemi 7 procedime penale ?Pengimi i subjekteve zgjedhore?,.
19 -Procedime penale ?Korrupsioni aktiv në zgjedhje?,.
4- Procedime penale ?Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore?, ?Korrupsioni pasiv në zgjedhje?, 2 vepra penale.
11-Procedime penale ?Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje?,.
1-Procedim penale ?Shpërdorimi i autoritetit policor?.
Ndërsa gjatë procesit të votimit të datës 25 Qershor 2017 janë trajtuar dhe po hetohen 25 procedime penale, ngjarje të dyshuara si vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.
Çako tha se për punonjësit e policisë kanë filluar 5 hetime disiplinore nga të cilat 3 pas letres së Ministrit të Punëve te Brendshme për shefat e komisariateve në Pukë, Gramsh dhe Dibër të cilët pas verifikimeve kanë rezultuar të pastër
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cako-ben-bilancin/