Reforma thelbësore në Arsim duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re. Ekspertët thonë se Ministria e Arsimit duhet urgjentisht të krijojë strategji për mënyrën e mësimit në vjeshtë nëse vijon kriza me pandeminë. Shumë mësimdhënës ankohen se mësimi online nuk i dha rezultatet e dëshiruara.