#tvora #rtvoranews
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga personin e 6-të të shpallur në kërkim policor në lidhje me ngjarjen e rëndë të përdhunimit dhe të keqtrajtimit të një 17-vjeçare. Alket Brata është kapur në Tiranës teksa lëvizte pa patentë.
Një javë pas ngjarjes së rëndë të abuzimit të një 17 vjeçareje në Fushë -Krujë policia ka vënë në pranga autorin kryesor të dyshuar 23 vjeçarin Alket Brata.
Policia e kryeqytetit bën me dije se arrestimi është berë nga ?, Forcat e Posaçme ?Shigjeta?, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës.
A 23 vjeçari është arrestuar në Tiranë në rrugën ?Petrit Radovicka?, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Nxitja për përdorimin e drogës? dhe ?Shfrytëzim prostitucioni?.
Gjithashtu, 23 vjeçari Alket Brata është person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën të gjithë ta arrestuarit e operacionit ?Nikla? e shfrytëzonin për prostitucion.
Vajza ka treguar në polici gjithë dhunën e ushtruar ndaj saj për jave me radhë.
Pas dëshmisë policia vuri në pranga të gjithë autorët mbi të cilët rendojnë akuza të rënda.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kruje-prangoset-23-vjecari-i-kerkuar-per-nje-sere-veprash-penale/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp