#tvora #rtvoraneës
Gjykata e Kurbinit ka liruar nga qelia dhe vendosur masën detyrim paraqitje për Frederik Frrokaj dhe nipin e tij Henri Frrokaj të cilët prodhonin dhe shisnin ilaçe me pretendimin se kuronin Covid-19.
Avokati i tyre tha për mediat se akuzat e ngritura ndaj klientëve të tij janë të pabazuara dhe sulm politik pasi Frederik Frrokaj është dhe vëllai i ish-deputetit të PD-së në Kurbin, Anton Frrokaj.
Avokati: Ka 3 muaj që policia dhe prokuroria e Kurbinit janë investuar një çështje të paqenë. Një akuza sa fyese dhe denigruese për Frederik Frrokajn dhe nipin e tij aq edhe të pabazuar në ligj. Ka pasur 12 muaj prokuroria dhe nuk ka rritur të sajojë asnjë provë.Ka vetëm një veprim stimulues i agjentëve të policisë që kanë tentuar ta dërgojnë Frederik Frrokajn në kryerjen e një krimi. Kjo përveçse politike është edhe paaftësi e policisë dhe kjo paaftësi është përkrahur nga prokuroria.
Po cili është profesioni i Frrokaj?
?Nuk ka profesion në fushën e mjekësisë. Por që prej fillimit të pandemisë së Covid ai bënte thirrje në rrjetet sociale që të provonin ilaçin që ai e kishte bërë në mënyrë artizanale. Burimet bëjnë me dije se kishte një licencë për të ofruar shërbim si mjek popullor? raportoi gazetari i Ora News Elvis Hila.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Frederik Frrokaj bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/lirohet-mjeku-popullor-dhe-nipi-qe-prodhonte-dhe-shiste-ilacen-per-kurimin-e-covid/
Folloë TV Ora dhe RTV Ora Neës
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv