#rtvora #oranews
Pas kryebashkiakut të Lushnjes, në harkun e pak orëve regjistrohet një tjetër sulm ndaj funksionarëve të shtetit.
Pasditen e sotme, kreu i njësisë administrative Sukth në Durrës, Rrapo Osmani është plagosur me thikë. Bashkë me të edhe nipi 21 vjeçar me inicialet K.O (djali i vëllait).
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Fillimisht xhaxha e nip kanë pasur një debat me autorin e plagosjes.
"Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit, janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën".
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Ngjarja vjen pas atentatit me granatë nga kreut të bashkisë Lushnje Fatos Tushe dhe sekretares së tij, të cilët mbetën të plagosur.
Autori i sulmit, ish-shoferi personal i kryebashkiakut, Gëzim Saraçi, është në kërkim
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dy-te-plagosur-me-thike-ne-sukth-ne-kerkim-autori
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp