Lajme Arkiva 2000
Fluks i madh emigrantësh që kthehen në atdhe për pushime. Gushti e ka rritur numrin e kalimeve në pikat kufitare dhe të portës shqiptare. Në Kakavijë çdo ditë hyjnë rreth 1500 emigrantë. Me dhjetëra autobuse dhe vetura sjellin në Kakavijë mijëra shqiptarë që punojnë në shtetin helen.
Sipas Haki Koshit, shef i Postës Kufitare rritja e fluksit të kalimeve ka sjellë dhe rritje të numrit të punonjësve në këtë pikë. I njëjti shtim emigrantësh është dhe në Portin e Durrësit. Vetëm në 10 ditë në këtë port janë kthyer 38 mijë persona, kryesisht emigrantë që vijnë në atdhe për pushime.
Në qershor në këtë port hynin çdo ditë 8 targetë, ndërsa gjatë ditëve të gushtit numri i trageteve që lëvizin çdo ditë shkon në 12. Të gjithë janë të mbushur plot me pasagjerë. Për të mos humbur kohë me procedurat e kalimit në port janë mobilizuar plotësisht oficerët e pikës së kontrollit. Madje në disa tragetë, kontrolli i dokumentacionit fillon që në bord gjatë udhëtimit./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/