Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse keni programuar të pushoni këtë verë në bregdetin shqiptar dhe nëse ende nuk keni prenotuar, shanset për të gjetur një vend akomodimi janë zero. Këtë verë ka ndodhur fenomeni i prenotimeve të hershme nga të huajt që kryesisht e kanë kulturë të programojnë më herët pushimet e tyre edhe për shkak të çmimeve më të favorshme.
Të gjitha hotelet përgjatë bregdetit janë prenotuar përgjatë dy muajve korrik dhe gusht dhe vendin e parë e mbajën sërish çekët dhe polakët ndërsa risi këtë verë është se ka pasur shumë prenotime nga nordikët, si Finlanda e cila sjell charterin e parë këtë të dielë.
Sipas Shoqatës shqiptare të Turizmit, operatorët e huaj kanë përfituar nga çmimet e ulëta dhe bregdeti i bukur. Por ajo që mund të na penalizojë për vitete e tjera është se sipas shoqatës Shqipëria as këtë vit nuk ofron asnjë risi në shërbime.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-huajt-pushime-ne-shqiperi-boom-prenotimesh-ne-korrik-dhe-gusht