Krejt ndryshe nga shumë vite më parë, Policia shqiptare sot ka më shumë mjete e aparatura, por edhe staf të kualifikuar për të parandaluar dhe luftuar krimin.
Dhe për të gjitha rastet vendos shuma parash, pë rata që japin informacion të saktë mbi vendndodhjen, duke ruajtur anonimatin. I fundit është Talo Çela. Për këtë rast, Policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 10 mijë euro për çdo person që do të japë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Çela akuzohet për ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe sipas hetimeve të deritanishme është paguar me një shumë deri në 100 mijë euro për këtë atentat.
Por, ka pasur edhe shumë raste të tjera kur janë vënë në dispozicion shuma parash. Më së shumti në rastet e vrasjes së punonjësve të Policisë së shtetit si Artan Cuku e Arben Zylyftari, por edhe në vrasje të tjera, të cilët mund të prodhonin një zinxhir të tërë vrasjesh të tjera.
Policia e Shtetit ka një buxhet të ndarë nga Ministria e Brendshme dhe konsiderohet i mirë krahasuar me institucione të tjera. Një pjesë e këtij buxheti shkon për informatorët. I konsideruar si një zë sekret në buxhet, nuk ka një shifër zyrtare, por burimet thonw se shuma për bashkëpunëtorët e policisë shkon deri në 100 mijë euro.
Informatorët ndahen në disa kategori dhe për policinë shqiptare janë informatorët vigjilentë, natyralë dhe të kompromentuarit. Informatorët vigjilentë janë ata persona, të cilët kundrejt shumave të parave japin informacione për policinë shpeshherë jo të plota pasi kanë si qëllim të përfitojnë sa më shumë nga informacionet e tyre.
Natyralët janë ata bashkëpunëtorë që e japin me dëshirë informacionin ndërsa informatorët e kompromentuar janë ata persona të cilët janë kapur nga organet ligjzbatuese për një krim dhe përdoren nga policia si bashkëpunëtorë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PoliciaShtetit#Buxheti#TopChannel