Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare ka parashikuar që të shkurtojë procedurat për projektet PPP në sektorin e energjisë. Në bazë të një vendimi të miratuar në mbledhjen e fundit parashikohet që këto lehtësira të ofrohen për projektet me vlerë jo më pak se 100 milionë euro. Kjo nismë ka si synim rritjen e interesit të kompanive të huaja me reputacion ndërkombëtar për lidhjen e marrëveshjeve të reja të koncesionit PPP.
Lehtësohen procedurat për projektet të partneritetit PPP në sektorin e energjisë. Qeveria ka miratuar një vendim ku parashikohet që të rregullohen dhe përshpejtohen afatet në rastin e dhënies me koncesioni/PPP në rast të një investimi me vlerë mbi 100 milion euro.
Kjo nismë ka për qëllim realizimin e projekteve Strategjike komplekse në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike. Nisur nga praktika e deritanishme, shumë investitorë që kanë pasur interes për të investuar në sektorin elektroenergjetik, janë tërhequr pas konstatimit se kuadri ynë ligjor për koncesionet dhe PPP kërkon një kohë të gjatë prej më shumë se dy vitesh për finalizimin e kontratës koncesionare.
Ky përjashtim do të mundësojë thithjen e investimeve strategjike të huaja dhe atyre vendase duke synuar përshpejtimin e realizimit të projekteve elekroenergjetike dhe duke krijuar në të njëjtën kohë edhe kushtet për përmirësimin e situatës ekonomike të vendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ppp-ne-energji-shkurtim-te-procedurave-per-projektet-mbi-100-mln-euro/