Rama para gazetareve: Opozita te marre shembull nga ne, i qendrojme marreveshjes por…

RTV KLAN 2020-08-01

Views 0

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbajtur një konferencë përballë gazetarëve, teksa ka folur dhe u është përgjigjur pyetjeve lidhur me votimin e draftit të marrëveshjes së 5 Qershorit, si dhe miratimit një ditë më parë tek ?Ligjet? të ndryshimeve kushtetuese, që i hapin rrugë hapjes së listave dhe jo koalicioneve parazgjedhore.

Kreu i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste, duke votuar draftin e marrëveshjes, është duke e mbajtur fjalën dhe nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentare, por nga ana tjetër, sipas tij, kjo nuk mund të pengojë një mundësi të re që i jepet Shqipërisë për ndryshimet në Kushtetutë.

?Do rrijë Shqipëria peng kur ka një mundësi për të bërë një hapje të sistemit dhe për t?u dhënë njerëzve mundësinë për të votuar deputetin, sepse nuk do grupi i partive që ka ikur nga parlamenti? Kjo askund nuk bën vaki. Unë i mirëkuptoj të gjithë, por të më mirëkuptojnë dhe mua?.

Rama tha se opozita jashtë parlamentit duhet të marrë shembull nga PS, pasi as socialistët nuk e pëlqejnë marrëveshjen e 5 Qershorit, por janë dakordësuar.

?Së pari unë nuk dua që ne ta rrezojmë atë marrëveshje dhe pse mua nuk më pëlqen, por ky është një proces ku unë i pari që flas për të tjerët, duhet të japim shembullin tonë dhe po e japim. Të marrin shembull nga ne. Ne nuk na pëlqen marrëveshja, donim depolitizimin e administratës zgjedhore dhe më vjen keq që Basha thotë e bëmë me zor. Nuk ka askund të shkruar që Shqipëria ka kusht për të bërë marrëveshje me Bashën për të bërë konferencën ndërqeveritare. Shqipëria është shtet sovran që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe dhe të mbështetjes më të madhe në Ballkan nga populli i vet, troket për të hyrë në BE?.

Por nuk kanë munguar as batutat gjatë fjalës së tij.

?Që populli të jetë më i mërzitur me opozitën se qeverinë, nuk e kam parë në asnjë vend?.

I pyetur për deklaratën e tij të bërë në 2012-n, ku thoshte se PS nuk do të nxitohej për të bërë ndryshime si ato të 2008-s, Rama u përgjigj duke përdorur një shprehje të Winston Churchill.

?Budalla është ai që nuk ndryshon mendim? Unë nuk kam qenë dakord me listat e hapura, por nuk jam këtu për të mos ndryshuar mendim kur njerëzit i dëgjoj me shumë vëmendje. Është e vërtetë që ne jemi vonuar, por sepse kemi pritur 2 a 3 vjet që PD të vijë në tryezë. Kemi pasur mundësi ta bëjmë këtë në Nëntor, pasi ne nisëm procesin ata erdhën. Kishim në dorë ta bënim, por nuk e bëmë se donim që ata të ishin të përfshirë dhe pikërisht pse nuk shoh nga lindja nuk i quaj nul siç do të bëhej në lindje në këto kushte?.

Por a e rrezikojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE, ndryshimet kushtetuese të miratuara një ditë më parë nga mazhoranca dhe opozita parlamentare?!

?Ne marrëveshjen e respektojmë pikë për pikë dhe nuk besoj se perspektiva e Shqipërisë drejt BE do errësohet pse po hapen listat?. /tvklan.alSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al...

Share This Video


Download

  
Report form