TIRANE- Një ditë pas konsensusit politik në tryezën e përbashkët për Reformën Zgjedhore, opozita ka vendosur të zhvillojë një protestë kombëtare simbolike për të kujtuar djegien e mandateve. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kolegjit të Kryetarëve.
Ka qenë ideja e një prej 61 kryetarëve të Partisë Demokratike në rrethe, për të vendosur këtë protestë, propozim që është miratuar më pas nga kryedemokrati Lulzim Basha.