TIRANE- Kur kanë kaluar pak orë nga arritja e marrëveshjes, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë nisur sërish një takim, këtë herë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, për zbardhjen e pikave të marrëveshjes së arritur një natë më parë.
Burime për Shqiptarja.com konfirmuan se Rama dhe Basha shoqërohen në këtë takim edhe nga stafet respektive teknike me qëllim materializimin e pikave të marrëveshjes. Rama dhe Basha pranuan në mesnatë paketën "McAllister plus" me 20 pika, ndërsa ajo që mbetet është konkretizimi i këtyre pikave nga ku do të vendoset edhe data e re e zgjedhjeve, pasi 18 qershori duket tashmë një pistë e rënë.