Rudina - Mjeku infeksionist Pellumb Pipero flet per situaten e covid-19 ne vend! (14 Korrik 2020)

RTV KLAN 2020-08-01

Views 8

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #PellumbPipero

Në pjesën e parë të këtij emisioni do të kemi të ftuar një nga personazhet më të lakuar të kësaj kohe të vështirë që po kalojmë. Ai ka qenë shpesh i pranishëm në studio televizive për t?iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve që sidomos në fillesat e pandemisë ishin të shumta. Këtë herë doktori më i njohur I momentit, Pëllumb Pipero do të vij i ftuar në studion tonë në një profil tjetër, atë të jetës së tij personale, karrierës, familjes..

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka lindur në Skrapar. Në vitin 1964 është transferuar në Vorë ku ka kryer arsimin 8-vjeçar dhe të mesëm. Ai ka nisur të punojë që moshë të vogël (në klasën e 4 fillore) për të ndihmuar familjen dhe pas përfundimit të arsimit 8-vjeçar ka punuar në fabrikën e tullave në Vorë, jo vetëm gjatë verës, por për disa vjet si punëtor i rregullt turni i tretë, natën. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, me mesatare mbi 9,8 në vitin 1983. Nga Qershori I vitit 2005 deri ne gusht të vitit 2009 ka qenë zëvendës drejtor I Institutit të Shëndetit Publik, Lektor në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, gjithashtu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Politikave Shëndetësore dhe Planifikimit në ministrinë e shëndetësisë.

Ai është I martuar prej vitesh me bashkëshorten e tij Mimoza dhe janë prindër të dy fëmijëve vajzës Genarda dhe djalit Marios. Bashkëshortja, Mimoza ka studiuar farmaci dhe drejtësi, administron një biznes privat të familjes. Vajza ka studiuar për shkenca ekonomike, në Universitetin Boçoni në Milano dhe ka krijuar atje familjen e saj në Itali së bashku me bashkëshortin Italian. Ajo ka dy fëmijë Milën (mbesa e Piperos dhe pika e tij e dobët) dhe djalin Enean.

Hobiet dhe pasionet e doktor Piperos përfshijnë sportin, futbollin kryesisht. Prej 20 vitesh vrapon çdo ditë 8-10 km.

Mendonte se mund të studionte shkenca politike për t?u bërë ?filozof?

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS