#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #MiraRakacolli
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi këtë pasdite në emisionin ?Rudina? në Televizionin Klan, se vendosja e maskave nga qytetarët shqiptarë në ambiente të mbyllura tashmë është e detyrueshme në të gjitha protokollet.
Rakacolli tha se nëse një biznes gjendet pa maska pas inspektimeve, atëherë ai është objekt penaliteti. Ndërsa për sa i përket vendosjes së maskave me detyrim ligjor, zv. ministrja e Shëndetësisë zbuloi se diçka e tillë po diskutohet në Komunitetin e Ekspertëve, pasi edhe disa vende në Evropë e kanë vendosur një masë të tillë ligjore.
Rudina Magjistari: Duket sikur në këtë moment është rikthyer edhe njëherë në vëmendje vendosja e maskave, nëse pak më herët fokusoheshim vetëm tek distancat fizike, larja e shpeshtë e duarve, të cilat vazhdojnë të jenë të domosdoshme. Mungesa e maskave edhe tolerohej, kishim herë pas here edhe deklarata ku thuhej që nuk është edhe aq e domosdoshme maska, bëhet dhe pa maskë, mjafton që të jeni në distancë. Duket sikur ditët e fundit është folur shumë për maskën, që të jetë e detyrueshme me ligj mbajtja e maskës. Pse ka ndodhur kjo dhe ju si mendoni, jeni për vendosje të maskës me detyrim ligjor?
Mira Rakacolli: Keni shumë të drejtë në të gjithë këtë koment që bëtë, sepse qëndrimi karshi maskës ka qenë qëndrim i diskutueshëm, ose besoj se të gjithë e kanë ndjekur edhe nga specialistë të ndryshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ju e dini që herë pas here që nga fillimi i epidemisë qëndrimet karshi maskës kanë qenë të ndryshueshme, ashtu siç ju i përshkruat. Në fakt virusi i cili e shkakton sëmundjen e Covid-19 është një virus i ri, është një virus i panjohur dhe kur bëhet fjalë për viruse të rinj edhe të panjohur qoftë në strukturë qoftë në mënyrën se si transmetohet, qoftë në mënyrën se si ato zhvillojnë rrugën e tyre për shkaktimin e sëmundjes është e pranueshme që të ketë edhe qëndrime kontradiktore. Por çdo ditë ne mësojmë më tepër, çdo ditë bëhet më e qartë se çfarë po ndodh, çdo ditë bëhen më të qarta ato njohuritë për virusin dhe për mënyrën e transmetimit, kështu që edhe qëndrimet qartësohen. Për shkak të mënyrës së transmetimit të virusit dhe ju e dini që është shumë i rëndësishëm rruga ajrore e transmetimit të këtij virusi, tashmë nuk ka më dyshim që maska luan një rol shumë të madh mbrojtës. Në këtë muaj janë bërë edhe studime dhe është vënë re që maska mbron mbi 70% dhe jo vetëm maska kirurgjikale, ose maska mjekësore. Nuk po them për atë maskën e thjeshtë kirurgjikale, pa thënë për ato maskat që janë në një nivel më të lartë mbrojtës, por edhe një barrierë.
Rudina Magjistari: Ju do të ishit për një vendosje të maskës në mënyrë të detyrueshme?
Mira Rakacolli: Në momentin që u hapën bizneset, në momentin që u rihap aktiviteti dhe nëpër zyra dhe nëpër inst...