Teatri zhvendoset në natyrë/ “Pas vdekjes”, shfaqja e parë në periudhë pandemie - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-08-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komedia ?Pas vdekjes? ,është shfaqja e parë në kohë pandemie e cila do të vijë premierë, me regji nga Hervin Çuli dhe interpretimin e aktorëve të Korçës.Komedia ?Pas Vdekjes? është shkruar nga rilindasi Andon Zako Cajupi, ndërsa personazh kryesor është doktor Adhamudhi, që e mban veten për njeri të zgjuar.Pikërisht duke u nisur edhe nga vitet e krijimit të teatrit profesionist Andon Zako Cajupi,në keto 70 vite,parê në këtë kontekst, Drejtoresha e këtij teatri, aktorja Zamira Kita, shprehet se e kanë zgjedhur veprën e Çajupit duke sjelle edhe një nga regjisorët e njohur, Hervin Çulin.Në një kastë aktorësh me rolet e veprës së Çajupit, Hervin Çuli thotë se kjo shfaqje do të jetë një alternativë psikofizike, pasi në vetvete mbart shumë lëvizje, energji, ku për herë të parë do të jetë ai ?Clon? i famshëm klasik, me dy Zenelë, finale e se cilës mbetet per tu parë gjatë premierës.Kjo shfaqje nuk do të jetë në skenë, por në oborrin e Muzeut Kombëtar të Arsimit, ku perveçse do te resepektohet protokolli i sigurisë,kjo hapesirë është zgjedhur edhe për rëndësinë qe ky muze ka.Premiera do të jetë për artëdashësit korçarë në daten 17 të këtij muaji.

Share This Video


Download

  
Report form