Ky është Shëngjini në mbrëmje.
Fundjava ka sjellë fluks vizitoresh në këtë zonë turistike ku syri të sheh shumë të rinj.Shëtitorja e plazhit është çliruar nga tregtarët ambulantë, ndërsa dhe rruga përbri saj është vënë në funksion të pushuesve, pasi në mbrëmje bllokohet qarkullimi i automjeteve.Gjithashtu është vendosur sistem i ri edhe aty ku më parë mungonte plotësisht.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thotë se krijimi i kushteve dhe ofrimi i shërbimeve është detyrim pavarësisht situatës se krijuar nga pandemia COVID-19.