Lajme Arkiva 2000
Në luginën e Krastës të qytetit të Krujës, aty ku nis prodhimi i gëlqeres, zien puna natë e ditë. Kjo është gurorja më e madhe për prodhimin e këtij materiali të ndërtimit në Shqipëri. Të tilla ndonëse me përmasa më të vogla, ka në Berat dhe në Borizan. Kodrinat e fshatit Krastë ka disa vjet që shemben nga gurët gëlqerorë që përfundojnë më pas për t'u djegur në gropat e thella të shndërruara në furra ku temperatura i kalon 1500 gradët.
Prodhimi i gëlqeres është i vetmi aktivitet që u siguron jetesën krastianëve. Kur i pyet nëse gazi karbonik që ngrihet lart në ajër është i dëmshëm për qytetarët e Krujës njerëzit që punojnë këtu thonë se qyteti është larg. Megjithatë nga vëzhgimi i kamerës, shpesh dallohen retë e tymit në këtë qytet.
Në luginën rrethuar me mure gurësh gëlqerorë, dikur kishte pisha dhe bredha, ndërsa sot në hapësirën e zhveshur dëgjohet shumë zhurma e sharrave. Prodhuesit e gëlqeres përdorin si lëndë djegëse drurin, por dhe gomat e vjetëruara të makinave. Lënda e parë e prodhuar këtu ndjek më pas vaskat me ujë për të pushuar dhe pas 3 muajve stazhonohet. Përdoret si lëndë ndërtimi në duart e muratorëve dhe bojaxhinjve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/