Kuvendi nis sesionin e ri aty ku u mbyll i vjetri

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Tensioni dhe përplasjet e seancës plenare të 18 dhjetorit u rikthyen në sallën e kuvendit edhe në nisje të këtij sesioni parlamentar.
Ruçi: ?O Kryetar pse ngrihesh, ulu poshtë ulu. Ulu poshtë.?
Shkak u bë ndërprerja e fjalës së kreut të grupit parlamentar të demokratëve, Edmond Spaho, i cili kërkoi futjen në program të amendamentit të opozitës për ndryshime kushtetuese dhe ligjore lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm.
Ruçi: ?Bëj liderin e opozitës, mos bëj...Ulu poshtë, kryetar ulu poshtë o kryetar.?
Kaq mjaftoi që opozita të bllokonte foltoren dhe seance të ndërpritej për disa minuta.
Ruçi: ?Pesë minuta pushim.?
Në nisje të seancës opozita akuzoi kryeministrin se përmes kapjes së organit të akuzës po tenton të mbyllë dosjet e krimit e drogës.
?Keni kapur kryeprokurorin për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit, për të mbyllur dosjet e Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit, për të mbyllur dosjet e Shullazëve me shokë që ju kanë sjellë në pushtet?, tha Basha.
Në kundërpërgjigje, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla e ftoi opozitën të kërkojë ndjesë për seancën e 18 dhjetorit.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha propozoi një rezolutë.
?Kam kërkuar një rezolutë që do të titullohej rezoluta e llum-kazanit, e cila duhet të dënojë para mbarë botës njeriun që drejton ekzekutivin dhe përdor këtë post që përdor etiketime të tilla që mund ta dëgjosh vetëm në spitalet psikiatrike.?
Opozita kërkon largimin e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku si zgjidhje për rikthimin e kushtetutshmërisë dhe normalitetit ne skenën politike shqiptare. Nisma ligjore e opozitës parashikon që deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, funksionet e tij të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidaturave të propozuara nga Gjykata Kushtetuese, për një mandat të përkohshëm e që t?i nënshtrohet Vettingut. ?Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën e caktuar për zgjedhjen brenda 10 ditëve nga propozimi, kandidati i renditur i pari, që ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar sipas ligjit, konsiderohet i emëruar?.
Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form