Analiza 6- mujore e Policise Rrugore (20 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-07-11

Views 10

Lajme Arkiva 2000
133 të vdekur është bilanci i aksidenteve rrugore në rrugët e Shqipërisë në 6 mujorin e parë të këtij viti. 137 janë të plagosurit rëndë dhe 173 është numri i aksidenteve të rënda. 28% e aksidenteve rrugore vijnë si shkak i shpejtësisë së lartë. 60% të gjobave të vëna shoferëve janë pikërisht për shpejtësi të lartë. 56 % e aksidenteve me pasojë vdekje janë bërë në Tiranë kurse vendin e dytë dhe të tretë e aksidenteve e zënë Durrësi dhe Fieri.
Këto shifra alarmante të trafikut rrugor në vend janë bërë të njohur sot në analizën 6 mujore të Policisë Rrugore në Ministrinë e Rendit. Shefi i kësaj policie në këtë ministri Gëzim Liçaj theksoi në raport se 78% i këtyre aksidenteve vijnë si shkak i një vetëbesimi të tepruar të shoferëve, përgjithësisht tek të rinjtë.
Ndërkohë sipas kryepolicit rrugor Liçaj, gjatë udhëtimit shoferi nuk duhet të habitet as me fëmijët e tij dhe as me të dashurën sepse ndryshe ka pasoja. Mungon drita në rrugë, mungojnë semaforët, vizat e bardha dhe këto sipas Liçaj janë shkaqe aksidentesh. Ndërsa ministri i Rendit Publik Spartak Poçi kërkoi nga vartësit e tij më shumë përkushtim në luftën kundër kriminelëve të luftës edhe pse aksidentalisht.
Poçi në formën e një shakaje, u kërkoi policëve rrugor më shumë seriozitet jo vetëm nga pamja, por dhe në mentalitetin e punës. Tek e fundit më shumë në kontakt me qytetarët janë vetë policët e Qarkullimit Rrugor./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form