Ministria e Shendetesise le ne harrese spitalin e Gjirokastres (15 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-07-11

Views 10

Lajme Arkiva 2000
Ky është pavioni i kirurgjisë në spitalin e Gjirokastrës. Punojnë vetëm tre kirurgë që kryejnë të gjitha llojet e operacioneve, që nga kockat deri tek sytë. Riparim ka kohë që nuk bëhet. Gjithashtu sipas mjekëve, mungojnë pajisjet për operacion, analiza e të tjera. Shefi i pavionit Roland Karalliu thotë:
"Është i vetmi shërbim që në kompleksitetin e gjithë shërbimeve të tjera, nuk ka patur asnjë fond përsa i përket rikonstruktimit të këtij shërbimi. Konkretisht gjendja aktuale e mjediseve ku kurohet dhe trajtohen të sëmurët, është një gjendje e cila me gjithë rikonstruksionet e pjesshme nuk është në nivelin e kohës. Ambientet janë ambiente të kënaqshme, por fakt është që janë të parikonstruktuara. Duhet të jenë ambiente tepër të pastra, tepër sterile në mënyrë që rezultatet e punës të jenë shumë të mira."
Në një ditë këtu bëhen 3 deri në 4 operacione. Mungesat e shumta e kanë kthyer këtë spital më tepër në një shërbim urgjence të spitalit të Janinës. Mjekët e Gjirokastrës deklarojë se profesionalisht janë po aq të aftë sa kolegët e Janinës, por kështu siç i ka lënë Ministria e Shëndetësisë, pa mjete operacione dhe pajisje laboratori, në vend të mjekëve shqiptarë, ministria u ka dhënë më tepër mundësi mjekëve grekë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form