Report TV - Derrat “pushtojnë” spitalin e Gjirokastrës, largohen pacientët

Report TV 2018-05-02

Views 2

Derrat "pushtojnë" Spitalin Rajonal ?Omer Nishani? në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së të martës kur një tufë derrash që enden dhe ushqehen me mbetjet spitalore të cilat gjenden lehtësisht jashtë ambienteve të spitalit, kanë hyrë në brendësi të tij duke mos pasur rezistencë nga ana e rojeve.

Kjo ngjarje e paprecedentë ka shkaktuar panik tek pacientët e sidomos në repartin e pranimit dhe në atë të kirurgjisë.

Mjaft prej tyre kanë ndjerë erën kutërbuese të derrave pa fre dhe kanë ikur nga sytë këmbët, shkruan Jugunews.

Njëri prej dëshmitarëve në vendngjarje që është punonjës në Prokurorinë e Gjirokastrës i cili kërkon te ngelet anonim, u shpreh i habitur me situatën që mbizotëroi në orët e mbasdites në spitalin e vetëm rajonal në jug të vendit.

Share This Video


Download

  
Report form